Rikthehet babai i “Brexit”, Farage: Po vonohet ikja nga BE

Bota

Rikthehet babai i “Brexit”, Farage: Po vonohet ikja nga BE

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 15:51
Nigel Farage

Faktin që Brexit ndodhet në udhëkryq e konfirmon më së miri rikthimi i simbolit të daljes së Britanisë nga BE-ja, Nigel Farage, ish- udhëheqësi i parisë euroskeptike, UKIP, në vijën e parë të politikës britanike.

Ai u largua nga drejtimi i partisë që qendronte pas referendumit për Brexit, pas rezultatit shokues të këtij refrendumi.

Në një intervistë dhënë “Daily Telegraph” të Londrës, Nigel Farage thotë se kërkon të sfidojë planin “mashtrues” të kryeministres Theresa May.

Rikthimi i tij në politikë do të ketë formën e një turneu me autobuzë nëpër Britani të organizuar nga grupimi “Leave means Leave”, “Largim do të thotë Largim”, për të kundërshtuar planet e deritanishme të qeverisë.

Sipas tij, dokumenti i fundit i qeverisë britanike nuk mundëson marrjen e kontrollit të kufijve të saj dhe të drejtat e peshkimit apo dhe aftësinë për të arritur marrëveshje tregtare me vende të tjera nëpër botë.

Kryeministrja britanike ndodhet në një situatë të palakmueshme edhe me një pjesë mjaft të madhe të partisë se saj konservatore, ku një numër figurash të larta të qeverisë kanë dhënë dorëheqjen nga kabineti, si ish-ministri i Brexit dhe ish- ministri i Jashtëm.

Duke shkruar për “Daily Telegragh”, Nigel Farage thekson se “ tani nuk ka pike dyshimi se klasa politike ne vend dhe aleatet e saj mediatike, nuk e pranojne rezultatain e referendumit. Ka ardh koha t’u japim nje mesim atyre; nje mesim qe nuk do ta harrojne tere jeten”.

Komentet e” babit” te Brexit, vijne ne kohen kur po fuqizohen thirrjet per nje referendum te dyte per marreveshjen perfundimtare te Brexit perpara daljes se pritshme te Britanise nga BE ne 29 mars te vitit te ardhshem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat