Erdogan paralajmëron zgjerimin e operacioneve në Siri dhe Irak

Bota

Erdogan paralajmëron zgjerimin e operacioneve në Siri dhe Irak

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 23:20
Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan premtoi sot zgjerimin e operacioneve ushtarake turke brenda territoreve të Sirisë dhe Irakut duke paralajmëruar se do t’u jepte fund burimeve të kërcënimeve kundër vendit të tij.

“Ne do të vazhdojmë operacionet përtej kufirit duke i zgjeruar ato”, deklaroi Erdogan.

”Ne jemi të vendosur që me çdo çmim t’u japim fund burimeve të kërcënimeve kundër vendit tonë, sidomos atyre nga Siria dhe Iraku”, theksoi ai, në një konferencë të partisë së tij në pushtet ”Drejtësi dhe zhvillim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat