Vdiq themeluesi i rrjetit militant Haqqani

Bota

Vdiq themeluesi i rrjetit militant Haqqani

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 08:04
Themeluesi i rrjetit militant Haqqani, Jalaluddin Haqqani, 2001.

Themeluesi i rrjetit militant Haqqani, njërit prej grupeve më të rrezikshme në Afganistan, ka vdekur pas një sëmundjeje të gjatë, njoftuan talibanët afganë.

Jalaluddin Haqqani ka qenë një figurë e rëndësishme militante në Afganistan dhe ka pasur lidhje të ngushta edhe me talibanët, edhe me Al Kaidën.

Rrjeti i Haqqanit ka qenë përgjegjës për shumë sulme të koordinuara ndaj forcave afgane dhe atyre të NATO-s, në vitet e fundit.

Djali i tij besohet se ka marrë kontrollin e grupit në vitin 2001.

Jalaluddin "ka qenë në mesin e personaliteteve më të shquara të Xhihadit të kësaj epoke", thanë talibanët.

Ata nuk dhanë detaje për datën apo vendin e vdekjes së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat