Protestat globale pengojnë bisedimet e OKB për ndryshimet klimatike

Bota

Protestat globale pengojnë bisedimet e OKB për ndryshimet klimatike

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 16:25
Ilustrim

Peshkatarët dhe punëtorët e tyre thanë se mjetet e mbijetesës së tyre po kërcënohen nga ngritja e nivelit të detit, që u bënë shkas i protestave globale nisur në Bangkok të shtunën, derisa po ndodhin bisedimet kryesore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) rreth Marrëveshjes së Parisit mbi ndryshimet klimatike.

Diskutimet janë bllokuar si pasojë e një sërë çështjeve që mbete të diskutueshme në lidhje me marrëveshjen, si dhe protestat masive që po ndodhin nga aktivistë që po kërkojnë veprim të menjëhershëm për parandalimin e dëmtimit të planetit.

Lëvizja protestuese "Ngritja për Klimën", e cila ka organizuar ngjarje në dhjetëra vende të shtunën, dëshiron që qeveritë të përfundojnë mbështetjen e tyre në lëndët djegëse fosile dhe të bëjnë tranzicionin të plotë për energji të rinovueshme.

Për shembull, në Australi, një anije e gjatë u zhvendos në Sydney Harbour përballë Shtëpisë së Operas, pasi aktivistët në bord mbajtën protesta.

Blair Palese, Kryeshefi Ekzekutiv i “350 Australia”, tha se vendi  - ekonomia e të cilit varet shumë nga minierat e qymyrit - ka vuajtur për shumë kohë nga efektet e ndryshimeve klimatike.

"Ne po luftojmë zjarret në dimër, duke vuajtur një thatësirë gjatë verës dhe shkencëtarët kanë frikë nga zbardhja e Reef-it të Madh të barrierave këtë verë", tha ai.

Në kryeqytetin tajlandez, rreth 200 protestues u mblodhën para selisë rajonale të OKB-së, ku delegatët diskutuan se si të zbatojnë masat e dakorduara nga fuqitë botërore sipas Marrëveshjes së Parisit 2015 mbi ndryshimet klimatike.

Bisedimet synojnë të krijojnë një projekt kornizë ligjore për kufizimin e rritjes së temperaturës globale që mund t'u paraqitet ministrave dhe krerëve të shtetit në një raund të fundit diskutimi në Poloni në dhjetor.

Delegatët po takohen që nga e marta, por kanë bërë pak progres, sipas burimeve të shumta pranë negociatave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat