OSDH: Lufta në Siri ka marrë jetën e 360000 personave

Bota

OSDH: Lufta në Siri ka marrë jetën e 360000 personave

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 19:10
Siri

Lufta në Siri ka shkaktuar më shumë se 360000 të vdekur, sipas një bilanci të ri të paraqitur sot nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH), në një moment kur Damasku dhe aleati i tij rus po kërcënojnë me nisjen e një ofensive kundër bastionit të fundit më të madh rebel në Idlebi.

Bilanci i fundit i përpiluar nga OSDH-ja u paraqit më 12 mars. Të dhënat raportonin për më shumë se 350000 të vdekur në shtatë vite konflikt, përfshirë 20000 fëmijë.

Lufta në Siri nisi në mars të vitit 2011 pas represionit të përgjakshëm nga regjimi të protestuesve paqësore me kërkesën për reforma demokratike, menjëherë pas Pranverës Arabe. Kundërshtarë të presidentit Bachar al-Assad morën në atë kohë armët. Situata është komplikuar me kalimin e viteve me përfshirjen e fuqive dhe lëvizjeve të huaja si dhe grupeve xhihadiste.

”364792 persona u vranë mes periudhës 15 mars 2011 dhe 13 shtator 2018”, njoftoi sot OSDH-ja bazuar në një rrjet të gjerë të aktivistëve dhe të burimeve mjekësore në të gjithë vendin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat