Ekzekutohen 3 persona në qendër të Meksikos

Bota

Ekzekutohen 3 persona në qendër të Meksikos

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 00:49
Policia

Sheshi kryesor i kryeqytetit të Meksikës, që është dhe një nga atraksionet turistike më të frekuentuara, është bërë vend i një masakre.

Tre persona të veshur si muzikantët popullore “mariaçi” kanë hapur zjarr duke ekzekutuar tre persona.

Pas disa vite imunitet nga dhuna e kriminalitetit që ka pllakosur Meksikën, kryeqyteti i saj ka pasur një intensifikim të vrasjeve, frenimi i të cilave do të jetë një nga problemet kryesore me të cilat do të përballet pushteti i ardhshëm lokal. Autoritetet policore kanë saktësuar se ngjarja ndodhi në sheshin Garibalti, një destinacion i njohur turistik i mbushur me bare e kafene ku këndojnë muzikantët tradicionalë.

Në momentin e sulmit viktimat ndodheshin në një restorant dhe agjentët kanë gjetur pranë tyre mbi 60 gëzhoja plumbash.

Ndonëse autorët nuk janë identifikuar ende, policia fajëson për rritjen e kriminalitetit grupet e dhunshme që kërkojnë të kontrollojnë shitjen e drogës dhe gjobëvëniet.

Dhe në fakt, sheshi Garibaldi ndodhet në kufi me një nga lagjet më të dhunshme të kryeqytetit meksikan, Tepito, bastion i bandës La Union, që po kërkon të imponohet me anë të dhunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat