Të shtëna me armë në Bruksel, dy të plagosur

Bota

Të shtëna me armë në Bruksel, dy të plagosur

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 14:45
Ilustrim

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga disa të shtëna me armë mëngjesin e së dielës në Bruksel.

Të shtënat u regjistruan rreth orës 09:39 pranë një lokali në rrugën Croix de Fer.

Njëri nga të plagosurit u qëllua në këmbë ndërsa tjetri u godit nga një xham i thyer. Të dy u dërguan në spital.

Rreth 5 ose 6 persona mendohet se janë përgjegjës për ngjarjen. Ata u larguan me makinë dhe janë ende në kërkim nga policia.

Ndërsa po hetohet për të hetuar shkaqet e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat