Ashpërsohet lufta tregtare, SHBA vendos tarifa të reja ndaj mallrave kineze

Bota

Ashpërsohet lufta tregtare, SHBA vendos tarifa të reja ndaj mallrave kineze

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 08:56
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara janë duke vendosur mbi mallrat kineze tarifa të reja me vlerë 200 miliardë dollarë, më të ashprat deri tani.

Uashingtoni po e përshkallëzon kështu luftën tregtare me Pekinin, duke i aplikuar masat e fundit për pothuajse 6,000 artikuj ku përfshihen: çanta dore, oriz dhe tekstile.

Megjithatë janë përjashtuar nga ana tjetër disa produkte që pritej të shënjestroheshin siç janë orët e dorës “smart watch” dhe tryezat e bebeve.

Taksat do të hyjnë në fuqi duke nisur nga 24 shtatori. Ato të fillojnë nga 10% e vitin e ardhshëm do të mbërrijnë në 25% nëse mes dy vendeve deri atëherë nuk gjendet gjuha e kompromisit.

Për presidentin amerikan Donald Trump, raundi i fundit i tarifave është ashtu si të tjerët përpara tij një përgjigje ndaj “praktikave të padrejta tregtare të Kinës, duke përfshirë subvencionet dhe rregullat që i kërkojnë kompanive te huaja në disa sektorë të kenë edhe partnere lokale.

Kina premton të përgjigjet dhëmb për dhëmb, por Trump mendon se e ka paraprirë këtë reagim të sajin.

“Nëse Pekini hakmerret, Shtetet e Bashkuara do të kalojnë menjëherë në fazën e tretë”, u shpreh ai, do të thotë vendosje e tarifave te mëtejshme mbi produktet kineze për një vlerë tjetër 267 miliardë dollarëshe. Nëse kjo ndodh, atëherë praktikisht, pothuajse të gjitha eksportet e Kinës në SHBA do të jenë subjekt detyrimesh të shtuara. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat