Trump përshëndet progresin me Korenë e Veriut - Bota Sot
Trump përshëndet progresin me Korenë e Veriut

Bota

E shtunë, 20 tetor 2018

Trump përshëndet progresin me Korenë e Veriut

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 20:07
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump përshëndeti sot progresin e jashtëzakonshëm me Korenë e Veriut, një ditë pas një samiti ndërkorean në Phenian.

“Ne po bëjmë progrese të jashtëzakonshme mbi Korenë e Veriut”, deklaroi presidenti amerikan nga kopshtet e Shtëpisë së Bardhë para se të nisej në drejtim të shteteve të juglinjes të shkatërruar nga uragani Florence.

“Mbani mend vetëm një gjë, para se të bëhesha president, shumë persona mendonin se një luftë me Korenë e Veriut ishte e pashmangshme. Sot, marrëdhëniet, të paktën në nivel personal, janë të shkëlqyera”, tha Trump, pa u shprehur mbi çështjen qendrore të denuklearizimit, ku negociatat janë ngadalësuar që prej takimit historik me kreun koreanoverior Kim Jong Un në Singapor në muajin qershor.

Duke konsoliduar afrimin e tyre, presidenti koreanojugor Moon Jae In dhe Kim Jong Un shpallën vullnetin për të paraqitur një kandidaturë të përbashkët në organizimin e Lojërave Olimpike 2032. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test