Hezbollah kërcënon Izraelin në rast lufte në Liban

Bota

Hezbollah kërcënon Izraelin në rast lufte në Liban

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 13:42
Ilustrim

Hezbollahu ka blerë raketa dhe armë pavarësisht tentimeve të Izraelit për të ndërprerë linjën e furnizimit në Siri.

Kjo është bërë e ditur nga lideri i kësaj lëvizjeje në Liban Sajed Hasan Nasralah, sipas të cilit Hezbollah do të vijë në posedim të raketave dhe armëve precize pavarësisht përpjekjeve izraelite për të parandaluar një gjë të tillë.

“Nëse Izraeli shkakton luftë në Liban, do të përballet me fatin dhe realitetin që ata nuk e prisnin”, tha lideri i Hezbollah, duke iu drejtuar Izraelit nëpërmjet një video-mesazhi.

Izraeli e sheh organizatën paraushtarake shiite si kërcënimin më të madh në kufijtë e saj dhe vendi ka kryer më shumë sulme ajrore kundër Sirisë për të parandaluar Hezbollahun që të marrë armë nga Irani.

Hezbollah, mbështetur nga Irani, luajti një rol kyç në mbështetjen e presidentit sirian Bashar al-Assad gjatë luftës civile shtatëvjeçare në atë vend.

Garda Revolucionare Iraniane ndihmoi Hezbollahun në vitet 1980 për të kundërshtuar okupimin izraelit të Libanit jugor, dhe Izraeli dhe Hezbollahu luftuan shkurtimisht në Liban më 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat