Sulm me armë zjarri në Kongo, të paktën 14 të vrarë

Bota

Sulm me armë zjarri në Kongo, të paktën 14 të vrarë

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 16:49
Kongo

Të paktën 14 civilë kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi nga rebelët që zgjati gjashtë orë në qytetin Beni të Kongos.

Kjo zonë është e prekur nga virusi Ebola dhe zyrtarët lokalë kanë thënë se trazirat mund të pengojnë përpjekjet për të luftuar epideminë.

Dyshohet se militantët e një grupi islamik i cili operon në Kongon lindore u përleshën me forcat qeveritare, shkruan Euronews.

Përveç vdekjeve të raportuara, dhjetëra civilë të tjerë janë lënduar gjatë përleshjes e cila u zhvillua në pasditen e së shtunës e që zgjati deri në mesnatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat