Negociatorët e BE-së, optimistë për marrëveshjen mbi kufirin me Irlandën

Bota

Negociatorët e BE-së, optimistë për marrëveshjen mbi kufirin me Irlandën

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 07:34
Ilustrim

Negociatorët e Bashkimit Europian shprehën optimizmin se Britania e Madhe po skicon një projekt të ri të zgjidhjes së funksionimit të klufirit me Irlandën, çështje që po mban peng përfundimin e një marrëveshjeje për Brexit-in.

Kryeministri Theresa May ka premtuar propozime të reja dhe detajet e hollësishme që deri më tani kanë gjetur një mirëpritje paraprake në Bruksel, ndërsa palët vijojnë të nxitin një marrëveshje, kur kanë mbetur 176 ditë nga aplikimi i Brexit-it.

“Ky është një hap në drejtimin e duhur. Kjo bën të mundshëm gjetjen e një kompromisi për funksionimin e kufirit me Irlandën”, tha një burim i BE-së pranë negociatorëve.

Një burim i dytë tha se negociatori i BE-së, Michel Barnier po shikonte se ku blloku mund të përmirësonte atë që i ka ofruar Londrës, pasi që të dyja palët punojnë për të kapërcyer pengesat e mbetura, për një marrëveshje të Brexit para një takimi të lartë në BE, në 17-18 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat