Zbulohet identiteti i rusit të përfshirë në rastin Skripal

Bota

Zbulohet identiteti i rusit të përfshirë në rastin Skripal

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 07:44
Alexander Yevgenyevich Mishkin

Është zbuluar identiteti i vërtetë i rusit që dyshohet se ishte i përfshirë në helmimin e ish agjentit të dyfishtë, Sergei Skripal, në Salisbury të Anglisë.

Agjencia investigative “Bellingcat” ka gjetur se i dyshuari ishte një doktor i njësisë së inteligjencës ushtarake GRU dhe se emri i tij i vërtetë është Alexander Yevgenyevich Mishkin.

Ky hulumtim ishte i bazuar në burime të shumta, dëshmi nga njerëzit që e njihnin këtë person si dhe kopje të dokumenteve të identifikimit personal, duke përfshirë një kopje të skanuar të pasaportës së tij.

Gjatë muajit të kaluar, e njëjta agjenci ka zbuluar edhe identitetin e personit tjetër që dyshohet se ishte i përfshirë në të njëjtin rast, shkruan Euronews.

Bellingcat ka deklaruar se do ta publikojë një raport ku shpjegohet mënyra se si ata arritën t’i identifikojnë të dyshuarit rus.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat