Trump kërcënon Kinën me tarifa të reja nëse merr masa kundërthënëse

Bota

Trump kërcënon Kinën me tarifa të reja nëse merr masa kundërthënëse

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 18:07
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përsëri kërcënoi sot të vendosë tarifa për importet shtesë të mallrave kineze me vlerë 267 miliardë dollarë, nëse Kina do të ndërmarrë kundërmasa në një përshkallëzim të luftës së ndërsjellë tregtare.

Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se Kina nuk është ende gati për të arritur një marrëveshje tregtare dhe se disa takime me vendin janë anuluar, raporton Reuters.

Presidenti amerikan muajin e kaluar imponoi tarifa për afro 200 miliardë dollarë të importeve kineze dhe më pas kërcënoi me tarifa shtesë nëse Pekini merr kundërmasa.

Kina pastaj u përgjigj me futjen e tarifave mbi importin e mallrave të SHBA me vlerë 60 miliardë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat