Përfaqësuesi i opozitës venezuelase, Fernando Alban, ka bërë vetëvrasje sot duke kërcyer nga kati i dhjetë i një ndërtese, njoftuan autoritete vendore.
Alban është arrestuar ditë më parë dhe po merrej në pyetje nga pushteti me dyshimin për planifikimin e vrasjes së presidentit të Venezuelës, Nikolas Maduro.
Pas lajmit për vdekjen e Albanit, Kombet e Bashkuara reaguan duke thënë se do të fillojë një hetim për vrasjen e tij.