FMN bën thirrje për mbrojtje të rritjes ekonomike globale

Bota

FMN bën thirrje për mbrojtje të rritjes ekonomike globale

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 12:36
Christine Lagarde

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë thirrje për të vepruar në mbrojtje të rritjes ekonomike globale dhe të zvogëlimit të efekteve të konkurencës në tregti dhe paqartësive gjeopolitike.

“Rreziqet në përgjithësi kanë të bëjnë me tensionet e tregtisë dhe faktorëve gjeopolitikë, me kushte financiare të ngushta që po ndikojnë në treg dhe shtetet në zhvillim”, u tha në komunikatën e lëshuar nga mbledhja vjetore që u mbajt në Bali të Indonezisë.

FMN, shtoi se trendet politike, nivelet e larta të kredive mund të rrezikojnë rritjen ekonomike.

Analiza e fundit ekonomike e lëshuar nga FMN, ka parashikuar që rritja ekonomike do të qëndrojë 3.7 përqind edhe në vitin tjetër. Sipas tyre, lufta e tregtisë mes SHBA-së dhe Kinës mund të ndikojë në ekonomi të Azisë për rreth 1 përqind në dy vitet e ardhshme.

FMN paralajmëroi Azinë për hapje ndaj tregtisë dhe investimeve për shkak të ndryshimeve ekonomike që mund të zgjasin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat