Rouhani: SHBA-të duan ‘ndryshimin e regjimit’ në Iran

Bota

Rouhani: SHBA-të duan ‘ndryshimin e regjimit’ në Iran

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 21:55
Hassan Rouhani

Shtetet e Bashkuara po kërkojnë “ndryshimin e regjimit” në Iran ka thënë Presidenti iranian, Hassan Rouhani, duke shtuar se administrata aktuale amerikane është më armiqësorja që Republika Islamike ka hasur në katër dekadat e saj.

Tensionet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë rritur, pasi që Presidenti amerikan, Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja bërthamore, duke e cilësuar si të gabuar sepse nuk kufizonte programin e raketave balistike të Iranit.

“Në 40 vitet e fundit nuk ka pasur një ekip më të keq ndaj Republikës Islamike sesa administrata e tanishme amerikane”ka thënë Rouhani gjatë një fjalimi të transmetuar në televizionin shtetëror, shkruan Reuters, 

“Ka pasur momente kur një person ishte armik. Pjesa tjetër ishin të moderuar. Tani … më të këqijtë janë mbledhur bashkë”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat