Ndëshkimi për sauditët. Presidenti i “JP Morgan” nuk shkon në konferencën e investitorëve

Bota

Ndëshkimi për sauditët. Presidenti i “JP Morgan” nuk shkon në konferencën e investitorëve

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 09:00
Presidenti i JP Morgan, Jamie Dimon

Presidenti i JP Morgan, Jamie Dimon ka anuluar planet për të marrë pjesë në një konferencë investitorësh në Rijad, në mesin e rritjes së tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite.

Ai është figura e fundit e lartë që tërhiqet nga konferenca e mbiquajtur “Davosi i shkretëtirës”, pas zhdukjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi. Sauditët mohojnë të kenë gisht në këtë episod dhe hodhën poshtë edhe kërcënimin e Presidentit Donald Trump për “ndëshkim të ashpër” nëse vërtetohet lidhja e tyre me këtë zhdukje. Ata madje paralajmëruan se do të hakmerren me veprime më të mëdha ekonomike nëse Trumpi sanksionon Rijadin.

Tregu saudit i aksioneve u ul me 7% përpara se të mëkëmbej me një humbje prej 5% për ditën, pasi Presidenti Trump tha për kanalin CBS se do të kishte “dënime të rënda” nëse përcaktohet, siç beson Turqia, se agjentët sauditë vranë Khashogin brenda konsullatës së Rijadit në Stamboll, gati dy javë më parë.

Sauditët kanë thënë se akuza është “e pabazë”, por nuk kanë dhënë asnjë provë se Khashogi u largua nga posti diplomatik pasi shkoi për të marrë dokumente për martesën e tij.

Khashogi jetonte në mërgim në Shtetet e Bashkuara dhe kishte kritikuar Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, në artikuj redaksionalë të shkruar për gazetën “The Washington Post”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat