Trump: Khashoggi mund të jetë vrarë nga ”elementë të pakontrollueshëm”

Bota

Trump: Khashoggi mund të jetë vrarë nga ”elementë të pakontrollueshëm”

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 16:48
Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump përmendi sot mundësinë që gazetari saudit, Jamal Khashoggi, i zhdukur që prej momentit të hyrjes në konsullatën saudite në Stamboll, të jetë vrarë nga elementë të pakontrollueshëm.

‘’Mbreti i Arabisë Saudite mohoi në mënyrë kategorike të ketë informacion rreth ngjarjes. Nuk dua të spekuloj në vendin e tij, por kam përshtypjen se ndoshta , e gjithë situata mund të ketë lidhje me elementë të pakontrollueshëm. Kush e di?’’, shtoi Trump nga kopshti i Shtëpisë së Bardhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat