Gazetari Khashoggi vdiq aksidentalisht gjatë marrjes në pyetje, sipas Arabisë Saudite

Bota

Gazetari Khashoggi vdiq aksidentalisht gjatë marrjes në pyetje, sipas Arabisë Saudite

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 22:14
Jamal Khashoggi

Një raport i përgatitur nga qeveria saudite do të pohojë se gazetari i zhdukur saudit, Jamal Khashoggi, ka vdekur aksidentalisht, gjatë një marrjeje në pyetje, në konsullatën e Arabisë Saudite në Turqi, njofton CNN, duke cituar burimet anonime.

Sipas gazetarit të njohur Jake Tapper, raporti mund të konkludojë se operacioni është kryer pa leje dhe transparencë, dhe se ata që janë përfshirë do të mbahen përgjegjës.

Ndërkaq, një burim tjetër ka thënë për CNN se raporti ende po përgatitet dhe paralajmëron se gjërat mund të ndryshojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat