Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u shpreh sot se Uashingtoni mund të heqë disa sanksione ndaj Turqisë pas lirimit nga gjykata turke të pastorit amerikan, Andrew Brunson.
”Disa sanksione ishin të lidhura drejtpërdrejtë me pastorin Brunson, dhe logjika të çon që duhen hequr. Kjo mbetet për tu vendosur”, deklaroi ai në prani të gazetarëve gjatë një ndalese të avionit të tij në Bruksel, në kthim nga një vizitë në Ankara ku u takua me presidentin turk Erdogan./atsh