Konfirmohet: Gazetari saudit u torturua dhe masakrua brenda konsullatës arabe në Stamboll

Bota

Konfirmohet: Gazetari saudit u torturua dhe masakrua brenda konsullatës arabe në Stamboll

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 18:52
Ilustrim

Një incizim audio konfirmon se gazetari saudit, Jamal Khashoggi, ishte torturuar dhe vrarë brenda konsullatës së Arabisë Saudite në Turqi.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime zyrtare turke, shkruan The New York Times.

Siç shkruan mediumi amerikan, disa persona ishin  duke e pritur brenda konsullatës arabe gazetarin, i cili pasi u fut brenda u torturua nga ta dhe trupi i tij ishte prerë copë-copë brenda ndërtesës.

Sipas regjistrimeve audio gjithçka kishte ndodhur brenda pak minutave.

Megjithatë këtë po e mohojnë vazhdimisht zyrtarët e Arabisë Saudite.

Këto audio-incizime janë publikuar nga mediumi turk ‘Yeni Safak’, për të cilat thuhet t’i kenë marrë nga Agjencia turke e Intelegjencës.

Sipas audio-përgjimeve, thuhet se fillimisht agjentët e Arabisë Saudite kishin filluar t’ia prisnin gishtat gazetarit saudit.

Ndërsa njëri nga agjentët dëgjohet t’i ketë thënë se “nëse dëshiron të kthehesh i gjallë në Arabi, duhet ta mbyllësh gojën”.

Siç citon NYT mediat turke, thuhet se tortura ndaj gazetarit saudit kishte vazhduar edhe më tej, duke ia prerë atij fillimisht kokën, dhe duke ia copëtuar të gjithë trupin.

Ndërkohë prokurorë të shumtë e polic turq kanë rrethuar konsullatën araba dhe po merren me hetime rreth rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat