Erdogan tregon kur do të dalin detajet mbi vdekjen e Khashoggi

Bota

Erdogan tregon kur do të dalin detajet mbi vdekjen e Khashoggi

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 20:44
Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, paralajmëroi sot se të martën do të njoftojë të dhënat e një hetimi turk për vdekjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Gjatë një tubimi në Stamboll, Erdogan tha se Turqia po kërkon drejtësi dhe se do të flasë në detaje lidhur me këtë gjatë një fjalimi para anëtarëve të partisë në pushtet në parlament, njofton AP.

Pasi mohoi ndonjë përfshirje në zhdukjen e Khashoggi, i cili humbi është zhdukur nga data 2 tetor pasi hyri në Konsullatën saudite në Stamboll, Arabia Saudite njoftoi të shtunën se ai u vra në një "përleshje me grushtime" në ndërtesë.

Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania kanë thënë se Arabia Saudite duhet të ofrojë dëshmi për shpjegimin e saj për atë që ka ndodhur me gazetarin e Washington Post-it, në mënyrë që të konsiderohet bindëse.

"Asgjë nuk mund të justifikojë këtë vrasje dhe ne e dënojmë atë fuqishëm", thuhet në një deklaratë të përbashkët të këtyre tri shteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat