Celik: Vrasja e Khashoggi është planifikuar në mënyrë monstruoze

Bota

Celik: Vrasja e Khashoggi është planifikuar në mënyrë monstruoze

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 16:49
Jamal Khashoggi

Vrasja e gazetarit saudit Jamal Khashoggi është një vrasje e komplikuar, "e planifikuar në mënyrë monstruoze", tha zëdhënësi i partisë qeverisëse turke për Drejtësi dhe Zhvillim.

Omer Celik u tha gazetarëve se akuzat për negociata midis Turqisë dhe Arabisë Saudite si pjesë e hetimit të vrasjes së Khashoggi ishin jo etike, duke theksuar se përgjegjësia e Turqisë ishte të zbulonte të vërtetën rreth rastit.

Pasi mohoi çdo përfshirje në zhdukjen e Khashoggi, i cili humbi të gjitha gjurmët që nga 2 tetori pasi hyri në Konsullatën saudite në Stamboll, Arabia Saudite njoftoi të shtunën se ai u vra në përleshje brenda në ndërtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat