Le Drian: Vrasja e Khashoggi, krim i rëndë

Bota

Le Drian: Vrasja e Khashoggi, krim i rëndë

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 16:49
Jean-Yves Le Drian

Vrasja e gazetarit saudit Jamal Khashoggi është një krim i rëndë që duhet hetuar për të zbuluar të vërtetën, tha sot ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian.

I pyetur nëse Franca mund të vepronte si Gjermania, e cila deklaroi se dëshiron të ndalë eksportet e armëve për Arabinë Saudite, pasi ka pasiguri rreth vdekjes së Khashoggi, Le Drian tha se përgjigjja do të vijë pasi vërteta të dalë në shesh, raporton Reuters.

Ministri gjerman i Ekonomisë Peter Altmayer sot më herët i kërkoi Bashkimit Evropian të unifikohet në frontin e eksportit të armëve në Arabinë Saudite pasi Berlini mbështeti një vendim për të ngrirë eksportet e armëve në Arabinë Saudite për shkak të vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat