Shikimi i vdekjes

Bota

Shikimi i vdekjes

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 21:14
Djali i gazetarit të zhdukur, Jamal Khashoggi, shtrëngon duart me Princin e Kurorës në Arabinë Saudite, personin e akuzuar për vrasjen e babait të tij.

Ky është momenti kur djali i gazetarit të zhdukur, Jamal Khashoggi, shtrëngon duart me Princin e Kurorës në Arabinë Saudite, personin e akuzuar për vrasjen e babait të tij.

Salah bin Jamal Khashoggi u takua në Riad me Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman, në Pallatin Jamama. Mbreti Salman ishte po ashtu në takim, duke i shprehur ngushëllime të birit për zhdukjen e babait.

Shikimi i Salah flet shumë. Princi i Kurorës është akuzuar për këtë krim që ka tronditur botën.

Gazetari kritik i regjimit, Jamal Khashoggi u fut në konsullatën saudite në Stamboll tre javë më parë, por nuk doli më prej andej. Turqia beson se gazetari është torturuar dhe më pas është vrarë me urdhër të regjimit. Trupi i tij nuk është gjetur akoma.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha sot se vrasja e gazetarit ishte e parapërgatitur. Ai tha se trupi nuk është gjetur akoma, ndërsa kërkoi që të mësonte se kush e ka dhënë urdhrin për këtë ‘vrasje politike’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat