Vdes Amali, ushqimi nuk i mjaftonte për të jetuar…

Bota

Vdes Amali, ushqimi nuk i mjaftonte për të jetuar…

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 14:21
Amal

Një foto shumë trazuese, e një vajze të vogël që vuante nga uria, është bërë fytyra njerëzore e krizës së gjerë humanitare të Jemenit. Vetëm pak ditë pas publikimit të fotos, vajza është ndarë nga jeta.

“Ajo ishte një vogëlueshe që rrinte e shtrirë, pa lëvizur. Nëna e saj i qëndronte pranë. Ajo na tregoi se ishin refugjatë nga një pjesë tjetër e vendit. Shtëpia e tyre ishte bombarduar”, shprehet gazetari Declan Walsh.

Familja nuk mund të siguronte më ushqim. Amal ishte sëmurë dhe ishte shtruar disa herë në spital për kequshqyerje. Imazhet e saj, e shtrirë në një krevat spitali, tronditën botën. Por, vetëm pak ditë pas publikimit, Walsh mori një lajm nga nëna e saj: Amal nuk jetonte më!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat