Khamenei: Bota po kundërshton të gjitha vendimet e Trumpit

Bota

Khamenei: Bota po kundërshton të gjitha vendimet e Trumpit

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 17:22
Lideri iranian Ayatollah Khamenei

Lideri iranian Ayatollah Khamenei tha se politikat e presidentit amerikan Donald Trump po përballen me kundërshtime nga e gjithë bota.

Uashingtoni po përgatitet të rikthejë sanksionet ndaj Iranit për eksportin e naftës dhe sektorit financiar e energjetik.

Lideri Suprem Ayatollah Ali Khamenei, tha se SHBA-të kanë dështuar të shtrijnë dominimin në Iran që nga Revolucioni Islamik më 1979.

“Bota po kundërshton cdo vendim të Trumpit”, tha Khamenei në televizionin public.

“Qëllimi i SHBA-së ka qenë të rivendosë ndikimin që ka pasur para vitit 1979, por ka dështuar”.

Uashingtoni të hënën do të rikthejë sanksionet ndaj Iranit, për t’i bërë presion Republikës Islamike për negociata rreth energjisë bërthamore dhe programit të armëve bërthamore dhe për t’i dhënë fund mbështetjes ndaj grupeve në luftërat e Lindjes së Mesme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat