Kaledonia e Re refuzon pavarësimin prej Francës

Bota

Kaledonia e Re refuzon pavarësimin prej Francës

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 14:24
Foto ilustruse

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka treguar se shumica e kaledonasve që votuan në referendum për t’u pavarësuar, zgjodhën të mbeten pjesë e Francës.

Gjatë një fjalimi të mbajtur për media, Macron duke iu referuar përpjekjeve të kaledonasve për t’u pavarësuar nga Franca, ka thënë se “nuk ka rrugë tjetër përveç dialogut”, shkruan Myndnow,

Ndërsa kryeministri francez, Edouard Philippe, ka bërë të ditur se do të zhvillojë takime me zyrtarë nga Kaledonia e Re, për të diskutuar rreth planeve në vijim.

Referendumi ishte rezultat i një procesi që ka filluar 30 vite më parë, i cili shpesh herë ka shkaktuar dhunë midis mbështetësve dhe kundërshtarëve të ndarjes nga Franca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat