Kina, plane për të hapur ekonominë

Bota

Kina, plane për të hapur ekonominë

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 10:57
Xi Jinping

Kina ka premtuar se do zvogëlojë tarifat në importe dhe do të hapë ekonominë, ndërsa synon të përballet me kritikat se praktikat e saj tregtare janë “të padrejta”.

Në një fjalim të mbajtur në një shfaqje në Shangai, presidenti kinez Xi Jinping ka mbrojtur sistemin global të tregtisë së lirë, duke thënë se ky i fundit është “nën sulm”.

Këto komente janë përshkruar si adresim ndaj Shteteve të Bashkuara, me të cilat Kina është duke shkëmbyer praktika të ashpra tregtare. Të dyja këto shtete kanë goditur njëra-tjetrën me tarifa të larta në importe, vetëm gjatë këtij viti.

Deri më tani asnjëra palë nuk duket se kërkon kompromis, pasi Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar me përshkallëzim të mëtejshëm të situatës. Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se tarifat janë përgjigje ndaj praktikave “të padrejta” tregtare, me të cilat presidenti amerikan Donald Trump e arsyeton nxitjen e deficitit të madh tregar dhe supozimeve për vjedhje të pronës intelektuale.

Përveç të tjerash, Shtetet e Bashkuara kërkojnë gjithashtu që kompanitë amerikane të kenë qasje më të madhe në tregun kinez. Por, presidenti kinez, pavarësisht deklaratave për zvogëlim të tarifave dhe zotimeve të tjera, nuk ka përmendur se cilat shtete do të jenë shënjestër e masave të reja dhe nëse përfshihen SHBA-të në listë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat