Pasojat e sanksioneve të SHBA-së në Lindjen e Mesme

Bota

Pasojat e sanksioneve të SHBA-së në Lindjen e Mesme

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 09:54
Ilustrim

Sanksionet e reja të SHBA e venë Iranin nën presion ekonomik. Por ato kanë edhe efekt të fortë politik. Këto sanksione prekin jo vetëm Iranin, por mund të influencojnë të gjithë rajonin me pasoja të paparashikueshme.

Sanktionet e SHBA-së janë pasoja të ndjeshme ndaj popullsisë civile në Iran, sepse shumë mallra të jetës së përditshme janë shtrenjtuar, ose mungojnë. Ka mungesa në shumë drejtime, e jo vetëm karburanti. Përkundrazi, karburant madje, jo vetëm që ka me bollëk, por ai ka ëmim  jashtëzakonisht të favorshëm. Ai vazhdon të subvencionohet, duke sjellë si pasojë, një  ëmim gati 30 cent amerikan - stadi në tetor 2018 - më lirë se kudo. Vetëm Venezuela dhe Sudani u ofrojnë qytetarëve të tyre ëmime më të mira energjie sipas shërbimit informativ "Global Petrol Prices". Blerja me leverdi e karburantit bën, që të zbutet pakënaqësia e qytetarëve lidhur me ekonominë që ëalon - por njëkohësisht u ofron një mundësi qytetarëve të gatshëm të riskojnë për sipërmarrje që të bëjnë biznese të mira: Kontrabanda me karburantet e subvencionuara po lulëzon. Rreth 20 dhe 40 milionë litra, vlerëson ekonomisti Bijan Khajehpour nga firma e konsulencës me seli në Vjenë "Eurasian Nexus Partners", kontrabandohen ëdo ditë nga Irani. Dëmi arrin në vlera miliardëshe, i thotë Khajehpour revistës së internetit "Al-Monitor".

Kanalet e errëta jo vetëm nxisin dallaveret e disa tregtarëve që operojnë në ilegalitet, por ato tregojnë edhe se sa e vështirë është të ndalohen eksportet e naftës. E pikërisht kjo është ajo që synon administrata Trump, me përjashtim të disa eksporteve të licensuara me shtete të përkufizuara qartë. Shkëmbimet regtare, kontrata në monedha të tjera përveë dollarit  dhe rrugë të kamufluara tregtie - të gjitha këto, janë të mundshme për t'u devijuar de facto sanksioneve, thotë Nick Cunningham, analist pranë shërbimit të degës së naftës "OilPrice.com". Nafta e kontraktuar në mënyrë komerciale kësisoj vazhdon ta gjejë rrugën për të dalë nga Irani.

"Përfaqësuesit e vijës së fortë në Iran mund të dominojnë"

Image
Çisternë iranian nafte

Sidoqoftë sanksionet mund të kenë efekt në vend. Sanksionet e reja nuk dallojnë nga të vjetrat, thotë për DW, Imad Abshnas, politolog në Universitetin e Teheranit. Irani mund ta menaxhojë për t'ia dalë në një farë mënyre në këto kushte. "Por nëse presioni vazhdon të rritet, mund të fitojnë kontrollin përfaqësuesit e vijës së fortë. E si rrjedhojë mund të rriten tensionet në mbarë rajonin." Nga perspektiva iraniane ky mund të jetë avantazh, argumenton Abshnas. "E vetmja mundësi, që Shtëpia e Bardhë të tërhiqet nga politika e sanksioneve, konsiston tek rritja e përshkallëzimit në rajon."

Por sikurse argumenton politologu Jochen Hippler nga Universiteti Essen-Duisburg, Irani tani përpiqet të ndjekë një rrugë tjetër për t'iu kundërvënë sanksioneve. Deri tani pavarësisht pavarësisht deklaratave të Trumpit është arritur që Irani të vazhdojë t'i përmbahet kuadrit të marrëveshjes atomike. "Sipas të gjitha njohurive të deritanishme të Organizatës Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Irani vazhdon t'i përmbahet marrëveshjes."  Ky sukses është një vepër e pëbashkët e vendeve të BE-së si Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca si dhe Rusia e Kina.  "Tani do të varet nëse këto vende do t'ia dalin që t'i bëjnë oferta ekonomike Iranit, prej nga ai mund të përfitojë. Kështu mund të shpëtohej marrëveshja."

Mundësitë e Iranit për kundërvënie

Irani ka mundësi që të reagojë ndaj sanksioneve. Në një rast të tillë kjo do të prekte vendet fqinjë. Gjatë luftës së Sirisë regjimi i Mullahëve e ka rritur jashtë mase praninë në vend. Përmes Hisbollahut aleat me të, ai ndodhet direkt në kufirin me Izraelin. Përmes lidhjes religjioze - në bashkëpunim më shumë me një sërë organizatash shiite se sa me shtetin iraian, Irani është edhe në Irak i pranishëm. Në Jemen Irani ruan lidhje me huthitë kryengritës, gjë që i ngjall shqetësim Arabisë Saudite. Në Riad i tremben influencës së kryerivalit në jug të gadishullit të Gjirit, ndaj prej tre vjetësh ai bën luftë kundër rebelëve në vendin fqinj pa marrë parasysh popullsinë civile. 

Nëse SHBA vazhdojnë t'i mbajnë sanksionet në këtë nivel, udhëheqja iraniane mund ta mbajë pozicionin e deritanishëm, mendon Jochen Hippler. "Por në këtë rast nuk ka shumë gjasa, që Irani të heqë dorë nga roli i rëndësishëm që ka në Irak dhe në Siri. Përkundrazi ai madje mund të përpiqet, ta konsolidojë edhe më shumë atë - megjithatë jo patjetër duke e zgjeruar edhe më tej këtë rol."

Por është e mundshme edhe që Irani të ndjekë një kurs tjetër, thotë Imad Abshnas. Ai mundet ta pengojë eksportin e naftës saudite përmes rrugë së Hormuzit. Po ashtu ai mund ta forcojë mbështetjen ndaj huthëve për ta vënën nën presion Arabinë Saudite. E mundshme është edhe që Irani të mbështesë më fort Hisbollahun libanez dhe Hamasin palestinez.

Lindja e Mesme ndodhet në shumë mënyra nën tension. Sanksionet kundër Iranit mund ta ashpërsojnë edhe më tej situatën. Ndonëse pasojat e drejtpërdrejta politike të tyre prekin vetëm Iranin, efekti i tyre edhe ndaj vendeve të tjera është i lartë. Ato mund të vinin në vështirësi në njërën ose tjetrën formë edhe të gjithë rajonin./DW/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat