Putin dhe Trump "nuk kanë gjasa" për takim në Paris

Bota

Putin dhe Trump "nuk kanë gjasa" për takim në Paris

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 12:00
Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe presidenti amerikan, Donald Trump.

Kremlini tha se takimi midis presidentit rus, Vladimir Putin, dhe presidentit amerikan, Donald Trump, që u paralajmërua se mund të zhvillohet më 11 nëntor në Paris, "tani nuk ka gjasa të ndodhë".

"Një takim substancial nuk ka gjasa të ndodhë në Paris", tha zëdhënësi Dmitry Peskov, disa orë pasi Trump tha se "ndoshta" nuk do të takohet me Putinin në Paris.

Peskov, megjithatë, tha se Trump dhe Putin "mund të bisedojnë në këmbë" në margjina të konferencave për 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

"Putin dhe Trump mund të mbajnë bisedime në këmbë për të përcaktuar se kur do të takohen në një format të plotë", tha Peskov.

Trump dhe Putin u takuan për herë të fundit në muajin korrik, në Helsinki.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat