Bursat evropiane reagojnë pozitivisht pas zgjedhjeve amerikane

Bota

Bursat evropiane reagojnë pozitivisht pas zgjedhjeve amerikane

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 23:47
Foto

Bursat europiane regjistruan rritje sot, duke reaguar pozitivisht ndaj zgjedhjeve amerikane të mesmandatit që kanë parë demokratët të fitojnë Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa republikanët konservatorë, Senatin.

“Ndarja e pushteteve mund të limitojë dëshirat për shpenzime të Donald Trump dhe kjo politikë buxhetore më pak e lëshuar mund të shoqërohet me një politikë monetare më pak shtrënguese”, thekson Daniel Larrouturou, drejtor i përgjithshëm i deleguar i “Diamant bleu Gestion”.

Nga ana tjetër edhe Bursa amerikane iu përgjigj pozitivisht rezultateve të këtyre zgjedhjeve, ku “Wall Street” regjistroi një rritje të sigurt sot, pavarësisht perspektivës për bllokim që sjell një Kongres i ndarë, përcjell Atsh.

Treguesi industrial “Dow Jones” u rrit me 0,66% ndërsa “Nasdaq” me 0,95%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat