Pakistanezja e krishterë lirohet nga burgu, vendndodhja nuk dihet

Bota

Pakistanezja e krishterë lirohet nga burgu, vendndodhja nuk dihet

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 08:45
Asia Bibi, 2017

Ministria e Jashtme e Pakistanit i hodhi poshtë raportet se Asia Bibi, një grua e krishterë, e cila është liruar nga akuzat për blasfemi javën e kaluar, është larguar nga vendi.

Bibi u lirua nga burgu të mërkurën, konfirmuan avokati i saj, Saiful Mulook, dhe presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani.

"Asia Bibi ka dalë nga burgu dhe është transferuar në një vend të sigurt", shkroi Tajani në Twitter.

Avokati Mulook u citua të ketë thënë se Bibi është larguar nga Pakistani me familjen e saj, por nuk tha se ku.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Pakistanit, Mohammad Faisal, e mohoi këtë.

Bibi ka kaluar tetë vjet në burg, në pritje të dënimit me vdekje për, siç është thënë, fyerjen e Profetit Muhamed.

Javën e kaluar, Gjykata Supreme e Pakistanit e shfuqizoi dënimin, duke shkaktuar protesta të dhunshme që bënin thirrje për ekzekutimin e Bibit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat