Rënie e madhe e lindjeve në botë

Bota

Rënie e madhe e lindjeve në botë

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 07:51
Foto ilustrim

Është shënuar një rënie jashtëzakonisht e madhe e lindjeve në të gjithë botën.

Studimi i publikuar në Lancet së fundi, ka gjetur se gati gjysma e vendeve të botës janë duke u përballur me mungesën e foshnjave- që nënkupton se nuk ka fëmijë të mjaftueshëm për ta mbajtur këtë madhësi të popullatës, raporton BBC.

Studimi ka ndjekur trendet në çdo shtet që prej vitit 1950 deri në vitin 2017.

Nga kjo janë të prekura vendet më të zhvilluara ekonomikisht, duke përfshirë këtu pjesën më të madhe të Evropës, Amerikën, Korenë Jugore dhe Australinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat