Brazil, nëntë të vdekur nga rrëshqitjet e tokës pranë Rios

Bota

Brazil, nëntë të vdekur nga rrëshqitjet e tokës pranë Rios

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 23:55
Brazil, nëntë të vdekur nga rrëshqitjet e tokës pranë Rios

Të paktën nëntë persona humbën jetën nga rrëshqitja e tokës në Niteroi, pranë Rio de Janeiro, njoftoi sot e përditshmja franceze.

"Autoritetet janë në gatishmëri dhe u kemi kërkuar banorëve të shkojnë në një vend të sigurt" tha komandanti i Brigadës së Zjarrit të Rios.

Gjashtë shtëpi u shembën si pasojë e masivit të baltës. Rrëshqitja e dheut ndodhi në agim.

Në zonë janë të pranishëm rreth 80 zjarrfikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat