Iraku thotë se po vazhdon bisedimet me SHBA-në lidhur me sanksionet ndaj Iranit

Bota

Iraku thotë se po vazhdon bisedimet me SHBA-në lidhur me sanksionet ndaj Iranit

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 16:18
Ilustrim

Presidenti i Irakut tha sot se janë duke vazhduar bisedimet me Shtetet e Bashkuara, lidhur me kushtet e posaçme të vendit të tij lidhur me atë se a duhet marrë parasysh sanksionet ndaj Iranit.

“Ne nuk duam që Iraku të mbajë barrën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara mbi Iranin”, tha Braham Salih, presidenti i ri i Irakut.

Shtetet e Bashkuara ka thënë se Iraku mund të vazhdojë të importojë gaz natyror dhe furnizime të energjisë nga Irani për një periudhë prej 45 ditësh. Këto komente Uashingtoni i kishte bërë pasi kishte rivendosur sanksionet ndaj sektorit të naftës të Teheranit.

SHBA-ja ka rivendosur sanksione ekonomike ndaj Iranit, pasi Uashingtoni më herët gjatë këtij viti është tërhequr nga marrëveshja bërthamore mes Teheranit dhe fuqive botërore e arritur më 2015.

Kjo marrëveshje i mundësonte Teheranit lehtësim të sanksioneve, në këmbim të frenimit të programit bërthamor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat