Putin i kundërpërgjigjet Trump: Është normale që BE-ja dëshiron ushtrinë e vet

Bota

Putin i kundërpërgjigjet Trump: Është normale që BE-ja dëshiron ushtrinë e vet

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 17:58
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot në Paris se është normale që një bllok i fuqishëm ekonomik si Bashkimi Evropian dëshiron të mbrojë vetveten.

Putin tha këtë dy ditë pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump në Twitter  e quajti "shumë ofenduese" thirrjen e presidentit francez Emmanuel Macron për të formuar një ushtri evropiane.

"Evropa është një entitet i fuqishëm ekonomik, një bashkim i fuqishëm ekonomik dhe është krejt normale që ajo të dëshiron të jetë e pavarur, dhe sovrane në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë", tha Putin në një intervistë për TV RT në Paris ku mori pjesë në ceremoninë e shënimit të fundit të Luftës së Parë Botërore.

Macron tha të martën se Evropa kishte nevojë për një "ushtri të vërtetë" për t’u mbështetur më pak në SHBA kur është fjala për mbrojtjen.

"Ne duhet të mbrojmë veten nga Kina, Rusia dhe madje edhe SHBA," tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat