Britania e Madhe ia shton presionin Arabisë Saudite për vrasjen e Khashoggit

Bota

Britania e Madhe ia shton presionin Arabisë Saudite për vrasjen e Khashoggit

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 11:39
Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Jeremy Hunt

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Jeremy Hunt, do të udhëtojnë në Arabinë Saudite për të kërkuar nga princi Mohammed bin Salman që të bashkëpunojë më tepër me autoritetet turke për hetimin e vrasjes së kolumnistit të gazetës amerikane “Washington Post”, e cila kishte ndodhur më shumë se një muaj më parë në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Ai do ta takojë mbretin Salman dhe princin Mohammed, i cili “de fakto” është ushëheqës i Arabisë Saudite dhe i akuzuari kryesor në masën e gjerë për dhënien e urdhrit për këtë vrasje. 

Duke folur para fillimit të një udhëtimi diplomatik, ku përfshihet edhe një vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe për arritjen e armëpushimit në Jemen, Hunt deklaroi: “Është tërësisht e papranueshme që rrethanat e plota të kësaj vrasjeje ende mbesin të paqarta. Ne i nxisim autoritetet saudite që të bashkëpunojnë në mënyrë të plotë me autoritetet turke për këtë vrasje, në mënyrë që ta zbatojmë drejtësinë për familjen e tij dhe për tërë botën. Bashkësia ndërkombëtare mbetet e bashkuar në dënimin e kësaj vrasjeje të tmerrshme”.

Takimi i tij me anëtarët e familjes mbretërore do të jetë i pari prej kur u qartësuan disa rrethana të vrasjes së gazetarit. Në anën tjetër, Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pompeo, i tha të dielën princin Mohammed përmes një telefonate se Shtetet e Bashkuara do t’i mbajnë përgjegjës të gjithë ata që janë përfshirë në këtë vrasje dhe se Arabia Saudite duhet ta bëjë të njëjtën gjë. 

Sidoqoftë, Arabia Saudite këmbëngul se nuk ishte në dijeni për organizimin e vrasjes së tij dhe deri tash i ka arrestuar 18 persona në lidhje me këtë rast, përfshirë dy prej ndihmësve më të afërt të princit.

Ndonëse Britania e Madhe nuk është deklaruar për një lidhje të drejtpërdrejtë të këtij rasti me luftën në Jemen, ky shtet shpreson që zbulimi i rastit do të ndikonte në nxitjen e bisedimeve për paqe në Jemen. 

Sidoqoftë, në terren ka ndodhur e kundërta sepse Arabia Saudite ka shtuar përpjekjet për marrjen e portit strategjik të Hodeidahs, duke e vështirësuar në këtë mënyrë fillimin e bisedimeve për paqe, shkruan “The Guardian”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat