Skandali që tronditi Australinë: Vendos gjilpëra në dredhëza, tash del para gjyqit

Bota

Skandali që tronditi Australinë: Vendos gjilpëra në dredhëza, tash del para gjyqit

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 13:58
Ilustrim

Policia australiane arrestoi një grua në lidhje me mbi 100 raste të raportuara për shkak të vendosjes së gjilpërave në dredhëza në shtator të këtij viti, njofton CNN.

Pas hetimeve komplekse, policia në shtetin Queensland arrestoi një grua 50-vjeçare, e cila sot do të dalë para gjyqit në Brisbanes. Pas këtij rasti që tronditi gjithë vendin, autoritetet australiane kanë shtuar dënimet për kontaminimin e ushqimit nga 10 deri në 15 vjet burg.

Gjilpërat në dredhëza u gjetën fillimisht në Queensland, dhe më pas në të gjitha vendet australiane, në më së paku gjashtë prodhues të ndryshëm. Ndërkohë, janë paraqitur edhe rastet individuale të zbulimit të gjilpërave për qepje në banane, mollë, por policia mendon se bëhet fjalë për imitim të krimit.

Autoritetet kanë lëshuar një paralajmërim për blerësit që të copëtojnë frutat përpara se t’i konsumojnë, dhe një gjë e tillë ka dëmtuar rëndë prodhimin dhe shitjen e dredhëzave në Australi.

Kryeministri australian Scott Morrison krahasoi këtë sabotim me terrorizëm dhe i bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë ëmbëlsira me dredhëza dhe në këtë mënyrë të ndihmojnë fermerët që merren me këtë prodhimtari.

Shitoret nga Australia kanë tërhequr dredhëzat nga shitja gjë që ka ndikuar në shtrëngimin e shitjeve të dredhëzës.

Australia eksporton dredhëza në Hong Kong, Malajzi, Singapor, Tajlandë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe në vitin 2017, sipas të dhënave zyrtare, eksporti i dredhëzave ishte 3 për qind e totalit të eksportit të frutave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat