Përshkallëzon dhuna midis Izraelit dhe Hamasit

Bota

Përshkallëzon dhuna midis Izraelit dhe Hamasit

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 09:45
Gaza

Izraeli tha se avionët e tij luftarakë kanë goditur dhjetëra caqe të militantëve palestinezë në Rripin e Gazës, pasi militantët kanë hedhur 370 raketa në Izrael.

Së paku tre palestinezë u vranë nga sulmet në Gaza, ndërsa një civil u vra në një sulm me raketa në qytetin izraelit të Ashkelonit.

Edhe Izraeli, edhe Hamasi, i cili kontrollon Rripin e Gazës, kërcënuan se do t'i përshkallëzojnë veprimet e tyre.

Vëzhguesit thanë se ky është një nga raundet më serioze të luftimeve midis Izraelit dhe Hamasit që nga lufta e tyre më 2014.

Dhuna shpërtheu kur një mision i fshehtë izraelit u ekspozua të dielën në Gaza.

Shtatë militantë palestinezë, përfshirë një komandant ushtarak të Hamasit, si dhe një anëtar të njësisë së fshehtë izraelite, u vranë gjatë këtij incidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat