Papa fton në meshë të varfrit: Padrejtësia, rrënja e pandreqshme e varfërisë

Bota

Papa fton në meshë të varfrit: Padrejtësia, rrënja e pandreqshme e varfërisë

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 00:41
Papa Françesku

“Padrejtësia është rrënja e pandreqshme e varfërisë”, tha Papa Françesku në meshën që shënoi Ditën e Kishës Katolike për të Varfrit. Ati i Shenjtë ftoi për shërbesën në Bazilikën e Shën Pjetrit me mijëra njerëz të varfër.

“Thirrja e përditshme e të varfërve bëhet më e fortë, por dëgjohet më pak, e mbytur nga zhurma e disa të pasurve, që rriten gjithnjë e më pak dhe bëhen më të pasur”, tha kreu i Kishës Katolike.

Ai gjithashtu iu referua emigrantëve kur u bëri thirrje njerëzve t’i kushtojnë vëmendje “të gjithë atyre që detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre dhe nga vendi amë për një të ardhme të pasigurt”.

E diela shënon herën e dytë të Ditës së të Varfërve, një ngjarje që Papa Françesku e filloi vitin e kaluar. Përveç drekës me të varfrit pas meshës, Papa Françesku ka mbledhur një ekip mjekësh, të cilët do t’u ofrojnë kujdes mjekësor falas të varfërve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat