Mbreti saudit e mbështeti djalin e tij, asnjë fjalë për vrasjen e Khashoggi

Bota

Mbreti saudit e mbështeti djalin e tij, asnjë fjalë për vrasjen e Khashoggi

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 14:52
Mbreti saudit Salman

Mbreti saudit Salman mbajti fjalimin e parë të madh sot pasi agjentët sauditë vranë Jamal Khashoggi dhe në fjalimin e tij ai shprehu mbështetjen për djalin e tij, por nuk përmendi akuzën që princi urdhëroi vrasjen e gazetarit.

Në fjalimin e sotëm, mbreti përvijoi prioritetet e mbretërisë vitin e ardhshëm, duke u përqendruar në çështje të tilla si lufta e Jemenit, siguria palestineze, stabiliteti në tregun e naftës, kundërshtimi i opozitës në Iran dhe krijimi i vendeve të punës për sauditët, raporton AP.

Mbreti nuk përmendi akuzat se princi Mohammed bin Salman urdhëroi vrasjen e Khashoggi, por tha vetëm se të birin e kishte këshilluar të përqendrohej në zhvillimin e aftësive të të rinjve sauditë.

CIA arriti në konkludim se princi Mohamed urdhëroi vrasjen e Khashoggi më 2 tetor në Konsullatën Saudite në Stamboll, ndërsa Riadi kategorikisht e mohon atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat