Vizitë historike e Sanchez në Kubë pas 30 vitesh

Bota

Vizitë historike e Sanchez në Kubë pas 30 vitesh

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 11:11
Pedro Sanchez

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez fillon nesër një vizitë zyrtare në Kubë, e para e një shefi qeverie të Spanjës që prej 30 vitesh, në çastin kur Havana i shikon europianët si aleatë të mundshëm përballë Donald Trump.

Në pushtet prej më pak se gjashtë muaj, kreu i ri socialist spanjoll do të qëndrojë dy ditë në ishullin komunist, me një axhendë ku përzihen politika, ekonomia dhe kultura.

Ky është kreu i parë i një qeverie spanjolle që ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kubë prej 30 vitesh, i fundit kishte qenë socialisti Felipe Gonzalez në vitin 1986.

“Pedro Sanchez synon të normalizojë, stabilizojë dhe thellojë marrëdhëniet mes Spanjës dhe Kubës”, theksoi një burim në Madrid. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat