Pesë shqiptarë në Kampionatin Botëror! Sot nisin ethet e ngjarjes më të madhe të futbollit

Botërori 2018

Pesë shqiptarë në Kampionatin Botëror! Sot nisin ethet e ngjarjes më të madhe të futbollit

Nga: Kemajl Goca Më: 14 qershor 2018 Në ora: 10:26
Shaqiri

Pesë futbollistë shqiptarë në Kampionatin Botëror – “Rusia 2018”. Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka e Blerim Xhemaili luajnë në petkun e kombëtares së Zvicrës dhe Adnan Januzaj me Belgjikën. Zvicra është në grupin E me Brazilin, Kosta Rikën dhe Serbinë, ndërsa Belgjika është në grupin G me Anglinë, Tunizinë dhe Panamën.

Me ndeshjen e sotme Rusia - Arabia Saudite, e cila luhet në orën 17.00 në stadiumin  “Luzhniki Arena” në Moskë, hapet perdja e Kampionatit Botëror. I madh dhe i vogël në pesë Kontinentet e botës, mezi e presin ngjarjen më të madhe botërore. Kampioni në fuqi i botës, Gjermania është në grupin F me Suedinë, Meksikën dhe Korenë e Jugut. Gjermania pretendon ta mbrojë titullin e kampionit, megjithëse do ta ketë shumë vështirë, kur kihet parasysh konkurrencën e tmerrshme. Mjerisht në këtë ngjarje të madhe botërore mungojnë Italia dhe Holanda.

Nga ana tjetër, futbollistët më të mirë në botë, si Lionel Messi me Argjentinën dhe Cristiano Ronaldo me kampionin në fuqi të Evropës, Portugalinë, zotohen të japin maksimumin. Portugalia është në grupin B me Spanjën, Iranin dhe Marokun, kurse Argjentina në grupin D me Nigerinë, Kroacinë dhe Islandën.  Si çdo Kampionat Botëror edhe ky pritet të sjellë në sipërfaqe emra të rinj, që do të shpërthejnë në këtë ngjarje të madhe.

Interesant është se kombëtarja e Anglisë nga viti 1966 nuk e ka fituar Kampionatin Botëror, ndërsa Brazili deri me tash ka fituar pesë herë trofeun më të çmueshëm. Të dielën e 17 qershorit, Brazili do të ndeshet me Zvicrën e shqiptarëve dhe do të jetë një ndeshje shumë interesante ani se bastet e ndryshme i konsiderojnë si favoritë “kariokët”.  Valon Behrami është në formë të jashtëzakonshme dhe me padurim me kombëtaren e Zvicrës e presin ballafaqimin me Brazilin.

“Këtu në Rusi çdo moment është i rëndësishëm për mua, ndoshta është turneu i fundit i madh i karrierës sime”, ka thënë Behrami.  Futbollisti më përvojë të madhe dhe shtylla e kombëtares së Zvicrës shpreson në një ditë të keqe të sulmuesit brazilian, Neymar.  Si do të ndalin Neymarin? “Neymar është një nga top 3 futbollistët më të mirë në botë. Mund të shpresojmë në një ditë të keqe të tij. Në duel një me një Neymar është i pandalshëm, ne duhet të veprojmë së bashku, si një ekip”, ka thënë mes të tjera Behrami.  Tifozët pritet të sjellin atmosferë drithëruese dhe madje të del ndonjë kombëtare që mund t’i befasojë të gjithë siç ishte Islanda dhe Uellsi  në Euro 2016.

Si kombëtare favorite pa dyshim llogariten Brazili, Gjermania, Argjentina, Franca, Spanja, e cila së fundi ka telashe pas shkarkimit të përzgjedhësit Julen Lopetegui dhe në vend të tij emërohet Fernando Hierro. Ndër favoritët është edhe Kroacia që ka ekip shumë të mirë, Anglia, Uruguai etj. megjithatë befasitë si gjithmonë nuk përjashtohen.

Orari i ndeshjeve

Me 14 qershor

Rusia-Arabia Saudite 17.00

Me 15 qershor

Egjipti-Uruguai     14.00

Maroku-Irani 17.00

Portugalia-Spanja 20.00

Me 16 qershor

Franca-Australia   12.00

Argjentina-Islanda 15.00

Peruja-Danimarka       18.00

Kroacia-Nigeria     21.00

Me 17 qershor

Kosta Rika-Serbia 14.00

Gjermania-Meksika     17.00

Brazil-Zvicra  20.00

Me 18 qershor

Suedia-Koreja e Jugut 14.00

Belgjika-Panama  17.00

Tunizia-Anglia       20.00

Me 19 qershor

Kolumbia-Japonia        14.00

Polonia-Senegali  17.00

Rusia-Egjipti  20.00

Me 20 qershor

Portugalia-Maroku      14.00

Uruguai-Arabia Saudite      17.00

Irani-Spanja   20.00

Me 21 qershor

Danimarka-Australia   14.00

Franca-Peruja       17.00

Argjentina-Kroacia       20.00

Me 22 qershor

Brazili-Kosta Rika 14.00

Nigeria-Islanda     17.00

Serbia-Zvicra 20.00

Me 23 qershor

Belgjika-Tunizia    14.00

Koreja e Jugut-Meksika      17.00

Gjermania-Suedia        20.00

Me 24 qershor

Anglia-Panama     14.00

Japonia-Senegali  17.00

Polonia-Kolumbia                20.00

Me 25 qershor

Arabia Saudite-Egjipti 16.00

Uruguai-Rusia       16.00

Irani-Portugalia    20.00

Spanja-Maroku     20.00

Me 26 qershor

Australia-Peruja   16.00

Danimarka-Franca       16.00

Islanda-Kroacia    20.00

Nigeria-Argjentina       20.00

Me 27 qershor

Meksika-Suedia    16.00

Koreja e Jugut-Gjermania  16.00

Serbia-Brazili 20.00

Zvicra-Kosta Rika 20.00

Me 28 qershor

Japonia-Polonia   16.00

Senegali-Kolumbia       16.00

Anglia-Belgjika     20.00

Panama-Tunizia   20.00

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat