Prosineçki: Shumëkush thotë se Argjentina është favorite

Botërori 2018

Prosineçki: Shumëkush thotë se Argjentina është favorite

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 15:11
Robert Prosineçki

Ish-futbollisti kroat, Robert Prosineçki e ka dhënë mendimin e tij rreth fituesit të Kupës së Botës, e cila fillon sot.

“Kampioni botëror duhet kërkuar në mesin e tri-katër kombëtareve. Për mua, favoriti kryesor është Brazili, pastaj, gjermanët gjithmonë janë aty, për të vazhduar më tej me Francën e Spanjën”, ka thënë Prosinecki, i cili befason me fjalët për Argjentinën.

“Shumëkush thotë se Argjentina është favorite, por për mua nuk është ashtu”, ka thënë ish-mesfushori kroat, aktualisht përzgjedhës i Përfaqësueses së Bosnje e Hercegovinës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat