Ceremonia e jashtëzakonshme e hapjes së Botërorit 2018

Botërori 2018

Ceremonia e jashtëzakonshme e hapjes së Botërorit 2018

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 15:59
Foto

( E plotësuar)- Organizimi ishte i jashtëzakonshëm, derisa festa çoi peshë zemrat e gjithë të pranishmëve në stadiumin “Luzhniki”.

Është zhvilluar ceremonia hapëse e Botërorit “Rusi 2018”.

Aty morën pjesë këngëtari Robbie Williams dhe sopranoja ruse Aida Garifullina.

Organizimi ishte i jashtëzakonshëm, derisa festa çoi peshë zemrat e gjithë të pranishmëve në stadiumin “Luzhniki”. 

***

 Futbollistët dalin në fushë. Atmosferë e jashtëzakonshme në stadiumin “Luzhniki Arena” në Moskë, në orën 17.00 takohen Rusia dhe Arabia Saudite. Gjyqtari nga Argjentina Nestor Pitana së bashku me futbollistët ka dalë në fushë.

 Portieri legjendar i kombëtares spanjolle, Iker Casillas, ka prezantuar trofeun e Kupës së Botës para fillimit të ceremonisë hapëse të Kampionatit Botëror, Rusia 2018.

Ish reprezentuesi dhe kapiteni legjendar i kombëtares spanjolle u shfaq në stadiumin kryesor të kampionatit, Luzhniki Stadium.

Pikërisht në prag të fillimit të kampionatit të 21-të ishte njeriu që e ngriti trofeun në vitin 2010 ai që e prezantoi atë.

Image

Bashkë me modelen Natalia Vodianova ai para tifozëve prezantoi trofeun madhështor të Botërorit, duke e ngritur atë në mënyrë solemne.

Kampionatit Botëror fillon në ora 17:00 me ndeshjen hapëse ku nikoqirja Rusia pret Arabinë Saudite në stadiumin më të madh, që ka kapacitet prej 81 mijë shikuesish.

Para ndeshjes do të mbahet edhe ceremonia hapëse e Kampionatit Botëror. 

***

Mijëra tifozë të futbollit janë mbledhur sot në kryeqytetin e Rusisë Moskë për të përcellur ceremoninë hapës të Botërorit 2018.

Ndeshja e parë sigurisht i takon mikpritësit

Është Rusia që do të luaj kundër Arabisë Sauditë në edicionin e 21’të të turneut më të madh global të sportit në botë.

Si tifozët e Rusisë ashtu edhe të Arabisë janë parë duke u bashkuar rreth stadiumit Luzhniki derisa nuk kanë munguar këngët e ndryshme, vallëzimet dhe festa e të dyja palëve.

Tashmë gjithçka është gati ku për afër 4 javë do të jemi me sy nga Rusia ku 32 Kombëtare marrin pjesë për ta fituar Kupën e Botës. 

Image
Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat