Fitore në çastet e fundit e Uruguait

Botërori 2018

Fitore në çastet e fundit e Uruguait

Nga: Kemajl Goca Më: 15 qershor 2018 Në ora: 14:24
Ilustrim

(E plotësuar) - Kombëtarja e Uruguait startoi me fitore në Kampionatin Botëror – “Rusia 2018”, duke e mundur me rezultat minimal 1:0 Egjiptin, në ndeshjen e parë të grupit A. Futbollistët e Egjiptit luajtën mjaft mirë, por ishin të pafat, kurse urguajasit patën disa mundësi ideale, sikurse Luis Suarez që humbi dy raste ideale dhe Edinson Cavani kur goditi shtyllën. Megjithatë, në minutën e fundit Jose Maria Gimenez vulosi fitoren e madhe të kombëtares së Uruguait, duke shënuar me kokë  pas harkimit fenomenal të Carlos Sanchez.  Rusia kryeson me 3 pikë sa ka edhe Uruguai, kurse Egjipti dhe Arabia Saudite janë pa pikë. Me 19 qershor Rusia takohet me Egjiptin, kurse me 20 qershor Arabia Saudite sfidohet nga Uruguai.

Egjipti-Uruguai 0:1

Stadiumi “Central” në Yekaterinburg.

Shikues: 27015.

 Gjyqtar: Bjorn Kuipers (Holanda).

Shënues: Gimenez (90’).

Kartonat e verdhë: Trezeguet, Hegazy.

Egjipti: El Shenawy, Fathy, Gabr, Hegazy, Abdel-Shafi, Hamed (Morsy 50’), Elneny, Warda (Sobhi 82’), Said, Trezeguet dhe Mohsen (Kahraba 63’).

Uruguai: Muslera, Varela, Gimenez, Godin, Caceres, Nandez (Sanchez (58’), Vecino (Torreira 88’), Bentancur, De Arrascaeta (Rodriguez 59’), Suarez dhe Cavani.

90’ Jose Maria Gimenez shënon me kokë për epërsinë 0:1 pas harkimit të Carlos Sanchez. Një goditje e rëndë për Egjiptin.

88’ cavani i pafat, goditja e tij u ndalë nga shtylla.

83’ Cavani dërgon goditje të fortë, por nuk befasohet portieri egjiptian, i cili bëri pritje të klasit botëror.

77’ Nuk ka gola, megjithëse Uruguai dy herë ishte në pozitë të qindpërqindtë përmes Suarezit.

73’ Luis Suarez humbë edhe një rast ideal. Ai doli vetëm me portier, tentoi ta kaloi edhe atë dhe pa sukses, duke lëshuar mundësi të artë.

72' Fathy pati rast por portieri Muslera nuk befasohet. 

67’ Lojë me një kujdesi të madhe nga të dyja palët, por fatkeqësisht mungojnë raste. Secila mundohet të përfitoi nga gabim qoftë i njërës palë dhe qoftë i tjetrës.

62' Nuk ka ndryshim rezultati.

57’ Lojë mesatare, por me shumë pak raste, që duhet veçuar ai i minutës 46-të, kur Suarez dështoi nga pozita ideale.

54’ Edhe Egjipti në disa raste u tregua i rrezikshëm dhe kërkon me këmbëngulje epërsinë.

46’ Luis Suarez huq një rast që nuk huqet. Ai doli vetëm por goditja e tij u ndalë nga këmbët e portierit El Shenawy.

Fillon pjesa e dytë. Përfundoi pjesa e parë.

45’ Një ndeshje jo aq e pëlqyeshme, me pak raste dhe Uruguai me gjtihë angazhimin e Suarez pa sukses.

39’ Nuk ka gola, dy ekipet luajnë me kujdes të madh, kurse Egjipti ka mungesë të madhe Mohamed Salah.

34’ Uruguai kërkon me ngulmë golin, por deri me tash assesi të gjej hapësirë nga mbrojtja e fortë e rivalit.

31' Nuk ka ndonjë rast ideal deri me tash, por Egjipiti po dëshmohet i mirë në mbrojtje.

23' Rast i mirë i Cavanit, por pafat.

Image

16' Nuk ka gola, lojë e mirë deri me tash. Salah në bankë.

8' Tentimi i parë për Cavanin por pa sukses.

5' Lojë mesatare, pa raste dhe secila dikton ritmin e saj, dhe për të shënuar sa më parë.

Egjipti-Uruguai

Stadiumi “Central” në Yekaterinburg.

 Gjyqtar: Bjorn Kuipers (Holanda).

Egjipti: El Shenawy, Fathy, Gabr, Hegazy, Abdel-Shafi, Hamed, Elneny, Warda, Said, Trezeguet dhe Mohsen.

Uruguai: Muslera, Varela, Gimenez, Godin, Caceres, Nandez, Vecino, Bentancur, De Arrascaeta, Suarez dhe Cavani.

Filloi ndeshja.  Në stadiumin “Central” në Yekaterinburg, zhvillohet ndeshja mes Egjiptit dhe Uruguait, e cila është e vlefshme e grupit  A për Kampionatin Botëror – “Rusia 2018” në futboll.

Uruguai konsiderohet favoritë në këtë sfidë ndaj Egjiptit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat