Njihuni me lugët, zhurmë-bërësit e rinj të Kupës së Botës

Botërori 2018

Njihuni me lugët, zhurmë-bërësit e rinj të Kupës së Botës

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 18:19
Njihuni me lugët, zhurmë-bërësit e rinj të Kupës së Botës

Përgatituni për lugët! Kupa e Botës 2018 fillon ditën e enjte në Rusi, dhe muzikantët popullorë janë gati të përdorin “lozhkas” e tyre për të festuar.

Tifozët e futbollit nuk e kanë harruar tetë vite më parë, kur afrikanët e jugut kanë marrë me vete në stadium vuvuzelat e tyre. Nuk besoj se ka njeri që mund t’i ketë harruar…

Këtë vit, sipas Reuters, Rusët do të përdorin “lozhkas” e tyre – lugë druri që lëshojnë një ritëm insistues por më të qetë.

Ato do të jenë kolona zanore e këtij botërori.

Muzikantët popullorë zakonisht e bëjnë atë zhurmë duke përdorur dy lugë që u bashkohet edhe një e tretë.

Dizajneri Rustam Nigmanov është shprehur se qeveria ruse e ka mbështetur linjën e tij të produkteve duke i quajtur “Lugët e Fitores.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat