“Nëse Messi do të ishte brazilian do ta kishte fituar Kupën e Botës”

Botërori 2018

“Nëse Messi do të ishte brazilian do ta kishte fituar Kupën e Botës”

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 19:55
Lionel Messi

Ka shumë persona që refuzojnë ta pozicionojnë Lionel Messin si lojtarin më të mirë në histori të futbollit, duke u bazuar në faktin se argjentinasi nuk ka arritur të fitojë një titull të Kupës së Botës.

Të njëjtin mendim e ndan edhe ish mbrojtësi i Kombëtares së Brazilit, Roberto Carlos.

Carlos ka deklaruar se nëse Messi do të ishte brazilian, do të kishte fituar një titull të botës.

Mes Messit, Ronaldos dhe Neymar, ish anëtari i Real Madridit ka zgjedhur yllin portugez.

“Nëse Messi do të ishte brazilian, ai do të ishte kampion i botës”, ka deklaruar Carlos.

“Për mua Ronaldo është më i miri”, u përgjigj ai, në një përzgjedhje mes portugezit, Messit dhe Neymar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat